Kërkesa bazohet në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës), Parashtruesi i kërkesës, më 11 mars 2013, parashtroi kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata ekzekutimin e aktgjykimeve të gjykatave që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tij, Parashtruesi në kërkesë nuk përmend se cilat të drejta kushtetuese i janë shkelur, Me Vendimin e Kryetarit nr, GJR, KI 31/13, të 22 marsit 2013, u caktua gjyqtari Almiro Rodrigues si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit nr, KSH, KI 31/13, u caktua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (kryesues), Kadri Kryeziu, Arta Rama Hajrizi, Gjykata, gjatë shqyrtimit të kërkesës, konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara sipas nenit 113,7 të Kushtetutës dhe nenit 47 (2) të Ligjit, si dhe rregullit 36 (1) a), Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e mbajtur më 15 maj 2013, e shpalli kërkesën si të papranueshme
Ramadan Muja
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile