Aktvendim për papranueshmëri

Bislim Kosumi vs. Gjykatës Komunale në Podujevë

Nr. të lëndës KI 34/10

Parashtruesit: Bislim Kosumi

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se i është shkelur e drejta e tij kushtetuese me 3 vendime të Gjykatës Supreme, të cilat konfirmonin vendimet e gjykatave më të ulëta të cilat hidhnin poshtë pretendimet pronësore të Parashtruesit. Parashtruesi argumentoi se procedurat kishin përfunduar, por se aktgjykimi nuk ishte ekzekutuar, Gjykata vendosi se Kërkesa nuk ishte “ratione temporis” në pajtim me dispozitat e Kushtetutës dhe të ligjit, prandaj, ishte e papranueshme sipas neneve 49, 56 dhe 58 të Ligjit, pasi që ajo kishte të bënte me vendimet e marra ndërmjet viteve 1986 dhe 1988, dhe të cilat është dashur të parashtrohen para datës 15 maj 2009, që është 4 muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit, duke cituar rastet Shefqet Haxhiu kundër Organizatës së Punëtorëve “Industria e akumulatorëve” dhe Blečić kundër Kroacisë

Parashtruesit:

Bislim Kosumi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile