Aktvendim për papranueshmëri

Azem Ademi kundër Ministrisë së Drejtësisë

Nr. të lëndës KI 62/10

Parashtruesit: Azem Ademi

Parashtruesi, një qytetar i Kosovës, e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se Ministria e Drejtësisë (MD) i kishte shkelur të drejtat e tij sipas neneve 34 dhe 35 të Kushtetutës kur ai ishte ekstraduar nga një shtet në Bashkimin Evropian. Parashtruesi kërkoi që atij t’i jepen disa të drejta që u takojnë qytetarëve të atij shteti të BE-së, që MD-ja t’i paguajë atij kompensim në të holla për pagat mujore që do t’i kishte marrë ai gjatë tetë vjetëve, po të kishte qëndruar dhe punuar në vendin e BE-së, që atij t’i jepet nënshtetësia e atij vendi të BE-së (e cila do t’i mundësonte të vazhdonte shkollimin e tij) dhe që ai të kthehet në vendin e tij të punës atje, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas Rregullës 36 të Rregullores së Punës sepse Parashtruesi kishte dështuar që të ofrojë prova prima facie që të drejtat kushtetuese të tij janë shkelur dhe për shkak se ai nuk e kishte arsyetuar mbi cfarë baze kërkonte për përmbushjen e kërkesave të tij të tjera, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë

Parashtruesit:

Azem Ademi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile