Aktgjykim

Avni Kumnova kundër Vendimit Nr. 142/07 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI 39/09

Parashtruesit: Avni Kumnova

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij sipas neneve 23, 24 dh 49 të Kushtetutës si dhe nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut me vendimin e Gjykatës Supreme, e cila kishte kthyer mbrapsht vendimet e gjykatave më të ulëta dhe kishte hedhur poshtë pretendimin e Parashtruesit se marrëdhënia e tij e punës ishte ndërprerë në kundërshtim me ligjin dhe kontratën e aplikueshme kolektive. Parashtruesi argumentoi se aktgjykimi i Gjykatës Supreme ishte i padrejtë sepse e kishte aplikuar gabimisht ligjin kur kishte vendosur se punëdhënësi i tij kishte vepruar drejtë, Gjykata erdhi në përfundim se Kërkesa ishte e pranueshme sepse Parashtruesi i kishte shterur të gjitha mjetet juridike në bazë të nenit 113.7, kishte respektuar nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (“Ligji”) duke specifikuar të drejtat dhe liritë e caktuara që pretendonte se i janë shkelur dhe e kishte paraqitur Kërkesën brenda afatit 4 mujor të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit, Gjykata theksoi se kompetenca e saj ishte e kufizuar në zgjidhjen e pretendimeve për shkeljet kushtetuese, siç është p.sh, se a ka pasur Parashtruesi gjykim të drejtë, e jo që të zgjidh edhe kontestet ligjore ose faktike, duke cituar rastin Garcia Ruiz kundër Spanjës, rastin e Sevdail Avdylit dhe Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata konstatoi se Parashtruesi nuk kishte mundur të dëshmojë se procedurat e Gjykatës Supreme e kanë privuar atë nga mjetet juridike efektive, ose se aktgjykimi i Gjykatës Supreme kishte qenë i padrejtë ose arbitrar, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Përveç kësaj, Gjykata konstatoi se Parashtruesi nuk kishte mundur të vërtetojë shkeljen e Kushtetutës me te cilën janë prekur të drejtat e tij kushtetuese. Prandaj, Gjykata mori vendim që pasqyronte se nuk kishte pasur shkelje kushtetuese siç pretendonte Parashtruesi

Parashtruesit:

Avni Kumnova

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile