Aktvendim për papranueshmëri

Agim Stubilla kundër Aktgjykimit PKL nr. 69/2010 tëGjykatës Supreme, Aktgjykimit P. nr. 129/2009 të Gjykatës Komunale të Lipjanit dhe Vendimit të Policisë së Kosovës P. nr. 122/VDP/2010

Nr. të lëndës KI 84/10

Parashtruesit: Agim Stublla

Shkarko:

Parashtruesi, një polic i dënuar për vjedhje gjatë detyrës, e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se i ishte shkelur e drejta e tij për të punuar dhe ushtruar profesionin sipas nenit 49 të Kushtetutës nga vendimi i Gjykatës Supreme e cila hidhte poshtë ankesën kundër dënimit të tij nga Gjykata Komunale e Lipjanit, për mossaktësi si dhe kontestoi vendimin e Policisë së Kosovës me të cilin atij i ndërpritej marrëdhënia e punës, Parashtruesi pretendonte se policia dhe të burgosurit e tjerë e kishin abuzuar fizikisht gjatë paraburgimit, se dënimi i tij ishte i motivuar politikisht, se dëshmitë ishin të trilluara dhe të pamjaftueshme për të mbështetur dënimin e tij dhe se avokati nuk kishte vepruar sipas udhëzimeve të tij për tu ankuar kundër dënimit, Sa i përket ankesës kundër Gjykatës Supreme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas nenit 113.7 sepse ai nuk kishte arritur të ofronte prova prima facie që vërtetojnë se janë shkelur të drejtat dhe liritë e caktuara kushtetuese dhe për shkak se ai kishte hequr dorë nga të drejtat e tij për ankimim. Gjykata vendosi se ankesa kundër Policisë së Kosovës ishte e papranueshme sepse Parashtruesi nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike të tij para se të parashtronte Kërkesën, duke theksuar se ankesa e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme ende ishte e pazgjidhur. Në fund, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme në tërësi pasi që ajo nuk ishte parashtruar brenda afatit kohor të obligueshëm prej 4 muajsh, i cili kishte filluar të llogaritej nga data e marrjes së vendimit nga Gjykata Komunale

Parashtruesit:

Agim Stublla

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale