Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se nenet 22.7 dhe 64.7 të Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut nr. 2003/13, të ndryshuar dhe zëvendësuar, shkelnin të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet 5, 23, 24 dhe 31 të Kushtetutës, si dhe me nenet 6 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi që ato përcaktonin se rastet e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit në Dhomën e Posaçme duhet të jenë të përkthyera në gjuhën angleze, megjithatë në rastet e tjera nga palët kërkohej që të mbulojnë shpenzimet e përkthimeve në gjuhën angleze, gjë që përbënte diskriminim, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas neneve 53 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenit 47.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 69 të Rregullores së Punës sepse Parashtruesi nuk kishte qenë viktimë e drejtpërdrejtë e shkeljes së pretenduar të Kushtetutës, duke e privuar atë nga mundësia që të konsiderohet si palë e autorizuar. Gjykata theksoi se Kushtetuta nuk e mundëson parashtrimin një actio popularis nga një individ i cili nuk është drejtpërdrejt i prekur nga shkelja e pretenduar e Kushtetutës. Për këto arsye, Gjykata vendosi që të hedhë poshtë Kërkesën si të papranueshme
Teki Bokshi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
Administrative