Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 152/2022 të Gjykatës Supreme, të 11 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI219/22

Parashtruesit: Drita Morina

Shkarko:

KI219/22, Parashtrues: Drita Morina, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Rev. nr. 152/2022 të Gjykatës Supreme, të 11 tetorit 2022

KI219/22, Aktvendim për papranueshmëri, i 25 majit 2023, publikuar më  14 korrik 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë kontestimore, e drejta e pronës

Parashtruesja e kërkesës, me qëllim të realizimit të të drejtave të saj pronësore, ka zhvilluar procedura pranë Drejtorisë për Çështje Pronësore dhe Banesore, si dhe para gjykatave të rregullta. Mirëpo, procedurat përfunduan në atë mënyrë që kërkesat e saj u refuzuan.

Duke marrë parasysh këtë, parashtruesja paraqiti kërkesën e saj në Gjykatë, duke pretenduar shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenit 46 [Mbrojtja e Pronës], nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe nenit 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

Por, në thelb, parashtruesja në kërkesën e saj pretendoi shkelje të nenit 31 të Kushtetutës lidhur me vendimet e paarsyetuara gjyqësore, si dhe zbatimin e gabuar të së drejtës materiale.

Gjykata analizoi në mënyrë të detajuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës, duke zbatuar parimet dhe principet e GJEDNJ-së, si në lidhje me pretendimet për vendimet e paarsyetuara gjyqësore, ashtu edhe në lidhje me zbatimin e gabuar të së drejtës materiale, duke konstatuar se këto pretendime të parashtrueses së kërkesës janë të pabazuara.

Sa i përket pretendimeve për shkelje të nenit 32, nenit 46 dhe nenit 54 të Kushtetutës, Gjykata nuk i trajtoi ato për arsye se parashtruesja e kërkesës nuk ofroi shpjegime lidhur me këto nene.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa është e papranueshme për shqyrtim, në pajtim me nenin 39 paragrafi 2 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Drita Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale