Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ac.nr.9276/2021 të 18 nëntorit 2021

Nr. të lëndës KI98/22

Parashtruesit: Shefki Dibra

Shkarko:

KI98/22, Parashtrues: Shefki Dibra, vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ac.nr.9276/2021 të 18 nëntorit 2021

KI98/22, Aktvendim për papranueshmëri i 27 prillit 2023, publikuar më 2 qershor 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme, kërkesë e papranueshme.   

Nga shkresat e lëndës rezulton se thelbi i këtij rasti konsiston në faktin se Gjykata Themelore në një kontest pronësor ndërmjet parashtruesit të kërkesës si paditës dhe palëve të paditura kishte hedhur poshtë padinë e këtij të parit për shkak të mos precizimit të kërkesëpadisë përkatësisht mos dorëzimit të dokumenteve origjinale me arsyetimin se nuk mund të vërtetohej saktë nëse dokumentet e dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës  janë lëshuar dhe nënshkruar nga organet kompetente ose jo.  Pas ankesës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata e Apelit e refuzoi të pabazuar dhe të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe e vërtetoi aktvendimin e kontestuar të Gjykatës Themelore.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi se vendimi i kontestuar i Gjykatës së Apelit është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese, konkretisht nenet 24 [Barazia para Ligjit],  31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [Mbrojtja e Pronës]  të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të KEDNJ-së.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë më shumë se dy (2) muaj pas pranimit të aktit të kontestuar.

Gjykata konstatoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Shefki Dibra

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile