Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. 575/2021, të 10 janarit 2021

Nr. të lëndës KI87/22

Parashtruesit: Rexhep Ismaili

Shkarko:

Parashtrues,  Rexhep Ismaili, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. 575/2021, të 10 janarit 2021

KI87/22, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 prillit 2023, publikuar më 25 maj 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesës e paraqitur pas afatit.

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me kërkesën e parashtruesit të kërkesës  për dhënien e tri pagave jubilare në KEK bazuar në nenin 52, paragrafi 1, pika (3) të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, e cila ishte në fuqi prej 1 janarit 2015 deri më 1 janar 2018. Parashtruesi i kërkesës inicio kontest në gjykatat e rregullta duke kërkuar fillimisht nga Gjykata Themelore që ta detyroj KEK-un që t’ia paguajë parashtruesit të kërkesës një shumë të pacaktuar në emër të tri pagave jubilare. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C. nr. 1136/19]  refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës. Ky vendim ishte konfirmuar nga Gjykata e Apelit, Ndërsa, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev. nr. 575/2021] hodhi poshtë si të palejuar kërkesën për revizion me arsyetimin se në bazë të nenit 211.2 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit duhet të jetë mbi shumën prej 3000 €, në mënyrë që të lejohet revizoni.

Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës e konteston aktvendimin [Rev. nr. 575/2021] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 10 janarit 2021. Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata Themelore vërteton që parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktin e kontestuar më 16 shkurt 2022. Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë më  21 qershor 2022 më shumë se 4 (katër) muaj pas pranimit të aktit të kontestuar. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim.

Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes aktvendimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës.

Parashtruesit:

Rexhep Ismaili

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative