Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI137/22

Parashtruesit: Agim Stublla

Shkarko:

KI137/22, Parashtrues: Agim Stublla, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI137/22, Vendim për refuzim të kërkesës i 17 janarit 2023, publikuar më 7 shkurt 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, vendim për refuzim të kërkesës,  kërkesë e papranueshme  

 Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ndërlidhet me ankesën e parashtruesit të kërkesës se ndjehet i diskriminuar dhe i kërcënuar sepse është “etiketuar bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit” dhe kërkon nga Gjykata “që si gjykatë kushtetuese t’i kryen hetimet, me realitet.”

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston dhe as nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës, përkundër kërkesave të Gjykatës për sqarim: (i) nuk e ka saktësuar para Gjykatës aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (ii) nuk i ka sqaruar se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë që pretendon se i janë cenuar; dhe (iii) nuk e ka dorëzuar në Gjykatë dokumentacionin përkatës.

Gjykata në fund konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në përputhje me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Agim Stublla

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër