Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 458/2020, të 16 dhjetorit 2020

Nr. të lëndës KI72/21

Parashtruesit: Gylten Krasniqi, Nurten Haskuka dhe Ajser Vuqitërna

Shkarko:

KI72/21, Parashtrues: Gylten Krasniqi, Nurten Haskuka dhe Ajser Vuqitërna; Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 458/2020, të 16 dhjetorit 2020

KI72/21, Aktvendimi për papranueshmëri i 15 nëntorit 2022, publikuar më 20 dhjetor 2022

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar, mosshterim i mjeteve juridike  

Gjykata rikujton se përgjatë gjithë procesit gjyqësor, çështja kryesore ishte anulimi/kontestimi i deklaratave trashëgimore dhe nëse parashtrueseve të kërkesës  ju takon e drejta e pronësisë në bazë të trashëgimisë mbi pronën të cilën pas vdekjes së babait të tyre H.T., e kishte trashëguar vetëm vëllai i parashtrueseve të kërkesës, H.T., përmes Aktvendimit [T. nr. 107/05] të 27 prillit 2005 meqë parashtrueset e kërkesës kishin hequr dorë nga trashëgimia në favor të trashëgimtarit B.T., respektivisht vëllait të tyre. Sipas parashtrueseve të kërkesës, deklarata për heqje dorë nga trashëgimia ishte dhënë nën lajthim, mashtrim dhe nën premtim. Në vitin 2015, parashtrueset e kërkesës ngritën padi në Gjykatën Themelore për vërtetim të pronësisë mbi bazën e trashëgimisë dhe anulimin e deklaratës për heqje dorë nga trashëgimia me arsyetimin se ishte dhënë nën kanosje, lajthim dhe nën premtim. Përgjatë gjithë procesit gjyqësor, çështjet kryesore të cilat u ngritën ishte afatshmëria e padisë, validiteti i deklaratës së parashtrueseve të kërkesës për heqje dorë nga trashëgimia dhe nëse këtyre të fundit iu takon e drejta e pronësisë në bazë të trashëgimisë mbi një pjesë të ngastrës kadastrale [nr.170-4]. Kështu, Gjykata Themelore, e Apelit dhe ajo Supreme refuzuan ankesat e parashtrueseve të kërkesës me arsyetimin kryesor se, përveç tjerash,  ato kishin dështuar që të argumentojnë se me rastin e heqjes dorë nga trashëgimia iu është cenuar shprehja e lirë e vullnetit të tyre në kuptim të nenit 135 të Ligjit për Trashëgiminë dhe se padia e parashtrueseve të kërkesës është  e paafatshme në kuptim të nenit 138 të po të njëjtit ligj. Përfundimet e gjykatave të rregullta që rezultuan në mosanulimin e deklaratës për heqje dorë nga trashëgimia, parashtrueset e kërkesës i kontestojnë para Gjykatës duke pretenduar shkelje të neneve 22, 24, 31, 46 dhe 53 të Kushtetutës.

Gjykata, gjatë shqyrtimit te rastit konstatoi se kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese sepse parashtrueset e kërkesës nuk dëshmuan dhe nuk mbështeten në mënyrë të mjaftueshme pretendimet e tyre, dhe rrjedhimisht e njëjta nuk i përmbush kriteret e pranueshmerisë të përcaktuara në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores se punës. Në pajtueshmëri me arsyetimin e këtij Aktvendimi, kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, me përjashtim të njërit pretendim specifik të ngritur nga parashtrueset e kërkesës në kontekst të pretendimit për shkeljen e të drejtës për barazi para ligjit, i cili pretendim refuzohet si i papranueshëm në baza procedurale për shkak të mosshterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike dhe rrjedhimisht nuk i përmbushin kriteret e pranueshmerisë, të përcaktuara me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikën (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores se punës.

Ndërsa procedura e dytë ndërlidhet me kërkesën e parashtruesit për rishikimin e procedurës së përfunduar me Aktgjykimin [AA.nr.474/17] të Gjykatës së Apelit, më konkretisht, Gjykata verën se parashtruesi i kërkesës në procedurën e dytë paraqiti kërkese për rishikimin e procedurës dhe vazhdimin e procedurës ne lenden [Anr.621/13] në Gjykatën Themelore për shkak se sipas parashtruesit ekzistojnë  fakte/rrethana të reja tashme në rastin e tij. Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [A.nr.621/13] të 25 gushtit 2020 duke u bazuar ne nenin 55 të Ligjit për Konfliktet administrative refuzoj kërkesën e parashtruesit me arsyetimin se parashtruesi nuk i ka bere te besueshme pretendimet me ndonjë fakt te bazuar ne prova konkrete se, ekziston baza ligjore për rishikim të procedurës. Pas ankimimit, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [AA.nr.571/20] dhe Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [ARJ.nr. 29/2021] refuzoj kërkesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se parashtruesi nuk ka ofruar prova në bazë të cilave do të justifikohej kërkesa për rishikimin e vendimit gjyqësor, sipas kushteve të përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 55 të Ligjit për Konfliktet Administrative.

Parashtruesi i kërkesës konteston para Gjykatës specifikisht dhe vetëm vendimet e gjykatave te rregullta lidhur me procedurën e dytë te zhvilluar lidhur me rastin e tij, konkretisht procedurën për rishikim të vendimit që kishte përfunduar me Aktgjykimin [AA.nr.474/17] të Gjykatës së Apelit. Respektivisht parashtruesi  para Gjykatës konteston Aktgjykimin [ARJ.nr. 29/2021] e 29 prillit 2021, të Gjykatës Supreme në lidhje me Aktvendimin [AA.nr.571/20] e 11 shkurtit 2021, të Gjykatës se Apelit dhe Aktvendimin [A.nr.621/13], e 25 gushtit 2020, të Gjykatës Themelore.

Parashtruesi i kërkesës i konteston këto vendime të gjykatave të rregullta  me arsyetimin se refuzimi i tyre që të i marrin parasysh provat e paraqitura nga ai gjatë procesit gjyqësore, respektivisht ftesën dhe padinë nga Gjykata Themelore Peje – Dega Klinë, sipas lëndës [C.nr. 433/19], sipas se cilës dëshmohet se është paditur nga S.B. dhe S.B. për kompensim demi, lidhur me një kontrate te pa realizuar të lidhura me ta në kohen gjer sa ky subjekt ishte i pajisur me licencë nga KPMM, si fakte/rrethana të reja për aprovimin e kërkesës për rishikimin e vendimit, respektivisht anulimin e Aktgjykimin [A.nr.621/13] të 31 gushtit 2017, të Gjykatës Themelore dhe vendimit [nr.075/2013] të KPMM-së, përben shkelje të të drejtave të tij kushtetuese të garantuara me nenin 54 dhe 55 të Kushtetutës.

Gjykata duke marrë parasysh pretendimet e ngritura në rrethanat e rastit konkret dhe faktet e paraqitura, dhe duke u mbështetur edhe në standardet e vendosura në praktikën e vet gjyqësore dhe në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së të reflektuar në Aktvendimin konkret, erdhi ne përfundim se: (i) Aktgjykimi [ARJ.nr. 29/2021] i Gjykatës Supreme, nuk është nxjerrë në shkelje dhe është në përputhshmëri me të drejtat për mbrojtje gjyqësore të të drejtave të garantuara me nenin 54, të së drejtës në mjet juridik efektiv të garantuar me nenin 32 të Kushtetutës në lidhje me të drejtën për zgjidhje efektive të garantuar me nenin 13 të KEDNJ-së.

Parashtruesit:

Gylten Krasniqi, Nurten Haskuka dhe Ajser Vuqitërna

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile