Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurave në Lëndën nr.  575/2007 në Gjykatën Themelore në Prizren, e cila me Aktvendimin CN.nr.78/2017 të Gjykatës së Apelit të 20 shtatorit 2019 është kthyer në rigjykim

Nr. të lëndës KI92/22

Parashtruesit: Valon Topalli dhe Lulzime Topalli

Shkarko:

KI92/22, parashtrues të kërkesës:  Valon Topalli dhe Lulzime Topalli, Vlerësim i kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurave në Lëndën nr.  575/2007 në Gjykatën Themelore në Prizren, e cila me Aktvendimin CN.nr.78/2017 të Gjykatës së Apelit të 20 shtatorit 2019 është kthyer në rigjykim

KI92/22, Aktvendim për papranueshmëri i 16 nëntorit 2022, publikuar më 15 dhjetor 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë kontestimore, kohëzgjatje e procedurës 

Rasti konkret i parashtruesit të kërkesës kishte të bënte me çështjen se kujt i takojnë të drejtat pronësore mbi ngastrën kadastrale numër 8224, të cilën siç pretendojnë parashtruesit e kërkesës, e kanë blerë, dhe me atë rast kanë lidhur kontratë të shitblerjes me shitësin. Mirëpo, me këtë nuk është pajtuar personi A.K., duke konsideruar se ai e ka të drejtën e parablerjes së saj, dhe ka parashtruar padi në Gjykatën Komunale në Prizren kundër disa personave, në mesin e të cilëve ishin edhe parashtruesit e kërkesës, për vërtetimin e së drejtës pronësore dhe anulimin e kontratës së shitblerjes.

Gjykata Themelore e aprovoi si të bazuar kërkesëpadinë e personit A.K. Parashtruesit e kërkesës paraqitën në Gjykatën e Apelit propozim për përsëritje të procedurës, të cilin Gjykata e Apelit e pranoi dhe kësisoj e ktheu lëndën në Gjykatën Themelore në rigjykim.

Duke pasur parasysh se Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendimin më 20 shtator 2019, me të cilin është urdhëruar që lënda të kthehet në Gjykatën Themelore, dhe se Gjykata Themelore deri në parashtrimin e kërkesës nuk ka vendosur për lëndën, parashtruesit e kërkesës konsiderojnë se me këtë është shkelur neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së, përkitazi me kohëzgjatjen e procedurës. 

Gjykata analizoi detajisht pretendimet e parashtruesve të kërkesës lidhur me kohëzgjatjen e procedurës duke aplikuar praktikën e vet gjyqësore si dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, duke konkluduar me atë rast që kohëzgjatja e procedurës pranë Gjykatës Themelore në Prizren, lidhur me shqyrtimin e lëndës [nr. 575/2007] së parashtruesit të kërkesës, në rrethanat e dhëna nuk mund të konsiderohet e paarsyeshme. Rrjedhimisht, Gjykata e shpalli kërkesën e parashtruesit qartazi të pabazuar në bazë të rregullit 39 paragrafi 2 të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Valon Topalli dhe Lulzime Topalli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile