Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurave në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri, përkitazi me lëndën C. nr. 256/2018

Nr. të lëndës KI 183/21

Parashtruesit: Ejup Koci

Shkarko:

KI183/21, Parashtrues: Ejup Koci, Vlerësim i kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurave në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri, përkitazi me lëndën C. nr. 256/2018

KI183/21, Aktvendim për papranueshmëri, i 30 marsit 2022, publikuar më 20 prill 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, tejzgjatje e procedurës, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë qartazi e pabazuar, mungesë e dukshme e shkeljes

Parashtruesi i kërkesës pretendon tejzgjatje të procedurës së zhvilluar të lëndës [C. nr. 256/2018] para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj dhe procedurës që është duke u zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri nga data e transferimit të kësaj lënde në këtë degë më 20 tetor 2020.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të së drejtës së tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar më nenin 31 të Kushtetutës, si rezultat i tejzgjatjes së procedurës së shqyrtimit të kërkesëpadisë së tij, përkatësisht lëndës [C. nr. 256/2018].

Gjykata, për të konstatuar nëse ka pasur tejzgjatje të procedurës, elaboroi dhe aplikoi kriteret e zhvilluara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut përkitazi me gjykimin e një rasti brenda një afati të arsyeshëm kohor, kritere këto të afirmuara edhe përmes praktikës gjyqësore të vet Gjykatës, përkatësisht mori parasysh faktorët që i referohen: (a) ndërlikueshmërisë së rastit; (b) sjelljes së parashtruesit të kërkesës; (c) sjelljes së autoriteteve relevante gjyqësore; dhe (d) rëndësisë së asaj çfarë është në rrezik për parashtruesin e kërkesës në kontest. Gjykata, pas aplikimit të kritereve të lartcekura në rrethanat e parashtruesit të kërkesës, gjeti se kohëzgjatja e procedurës pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj dhe kohëzgjatja e procedurës pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri përkitazi me shqyrtimin e lëndës [C. nr. 256/2018] të parashtruesit të kërkesës, nuk mund të konsiderohet e paarsyeshme.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se pretendimi i parashtruesit të kërkesës lidhur me tejzgjatjen e procedurës dhe moszgjidhjen e rastit brenda një afati të arsyeshëm të lëndës [C. nr. 256/2018], është qartazi i pabazuar në baza kushtetuese në “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes” dhe duhet të deklarohet i papranueshëm në pajtim me paragrafin 2 të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ejup Koci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile