KI 25/21, parashtrues i kërkesës Ymer Koro si përfaqësues i pretenduar i personave K.Lj. dhe K.B., Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme
KI 25/21, aktvendim për papranueshmëri i 21 korrikut 2021, publikuar më 10 gusht 2021
Fjalët kyç: kërkesa individuale, përfaqësuesi i pretenduar, vendim për refuzim të kërkesës
Parashtruesi e dërgoi kërkesën në Gjykatë si përfaqësues i pretenduar i K.Lj dhe K.B., duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme.
Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të dorëzojë autorizimin për përfaqësim të personave K.Lj. dhe K.B., gjë që ai nuk e bëri.
Prandaj, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës.
Ymer Koro si përfaqësues i pretenduar i personave K.Lj. dhe K.B.
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile