KI104/20, Parashtrues, Ejup Koci, Vlerësim i kushtetutshmërisë së procedurave në Gjykatën Themelore në Mitorivcë – Dega në Skenderaj, përkitazi me lëndën C.nr. 256/2018.
KI104/20, Aktgjykim i 10 shkurtit 2021, publikuar me 24 mars 2021
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, shkelje e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ky rast ka të bëjë me padinë e parashtruesit për vërtetim të kufirit (mezhdës) të palujtshmerisë dhe vërtetim të pronësisë si pjesë e uzurpuar. Parashtrusi i kerkeses pretendonte se Gjykata Themelore nuk ishte duke marr ndonje veprim kokrete per te zgjidhur rastin.
Gjykata konsideroj se Gjykata Themelore kishte komunikuar në mënyrë konstante me parashtruesin e kërkesës: (i) duke e njoftuar me statusin aktual te rastit te tij, (ii) duke kërkuara nga parashtruesi i kërkesës që të precizoj padinë dhe të paguaj taksën gjyqësore; (iii) duke vendosur që pala kundërshtare të ftohet në seancë dhe në fund (iv) duke liruar parashtruesin e kërkesës nga taksa gjyqësore.
Gjykata vëren se shqyrtimi i rastit të parashtruesit të kërkesës në Gjykatën Themelore ishte shoqëruar ne vazhdimsi me veprime njoftues dhe procedurale nga ana e Gjykatës Themelore. Në bazë të fakteve të rastit, Gjykata vëren se veprimi i fundit procedural i Gjykatës Themelore në rastin konkret ishte Aktvendimi [C.nr.256/2018] i 28 shtatorit 2020, përmes të cilit parashtruesi i kërkesës u lirua nga taksa gjyqësore.
Në këto rrethana, Gjykata gjen se Gjykata Themelore nuk ka qenë pasive në lidhje me rastin parashtruesit të kërkesës.
Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se parashtruesi i kërkesës nuk e ka dëshmuar pretendimin se ecuria e procedurës për vendosjen rreth rastit të tij ka rezultuar në tjezgjatje dhe moszgjidhje të rastit brenda një afati të arsyeshëm, e garantuar me nenin 31.2 të Kushtetuese dhe me nenin 6.1 të KEDNJ-së.
Prandaj, kërkesa u shpall qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe u deklarua e papranueshme në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Ejup Koci
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri