Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr.367/2019 të 10 dhjetorit 2019

Nr. të lëndës KI 25/20

Parashtruesit: Dashamir Uruçi

Shkarko:

KI25/20, Parashtrues: Dashamir Uruçi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr.367/2019 të 10 dhjetorit 2019

KI25/20, Aktvendim për papranueshmëri, i 14 tetorit 2020, publikuar më 16 nëntor 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë  e paafatshme 

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, kontestoi Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr.367/2019 të 10 dhjetorit 2019, me të cilin ishte refuzuar si i palejuar revizioni i parashtruesit të kërkesës, i paraqitur kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac.nr. 3906/19, të 9 shtatorit 2019.

Gjykata e Apelit, përmes aktvendimit të lartcekur, kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës të paraqitur kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe që kishte të bënte me propozimin e parashtruesit të kërkesës, për pranimin dhe njohjen e vendimit të gjykatës së huaj, respektivisht Aktgjykimit [ P.nr.178/15] të Gjykatës Themelore në Ulqin, të 11 janarit 2017.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës, pretendoi se vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të përcaktuara me nenin  31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 5 dhe 6  të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Parashtruesi i kërkesës në esencës para Gjykatës pretendoi se i është mohuar e drejta për legalizimin dhe njohjen e aktvendimit gjyqësor civil-juridik për një kontratë të lidhur në mes të një shtetasi të Shqipërisë dhe një shtetasi të Kosovës. Parashtruesi i kërkesës pretendon se vendimet e gjykatave të rregullta janë kontradiktore.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk ishte parashtruar brenda afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte e papranueshme, sepse ishte parashtruar jashtë afatit të paraparë ligjor.

 

Parashtruesit:

Dashamir Uruçi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile