Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [C. nr. 865/09] të 16 majit 2016 të Gjykatës Themelore në Gjakovë

Nr. të lëndës KI 41/20

Parashtruesit: Shaqir Krasniqi

Shkarko:

Përmbledhje

KI41/20, Parashtruesi e kërkesës: Shaqir Krasniqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [C. nr. 865/09] të 16 majit 2016 të Gjykatës Themelore në Gjakovë

Fjalët kyç: kërkesë individuale, mos shterim i mjeteve juridike, parimi i subsidiaritetit, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi konteston aktgjykimin e Gjykatës Themelore përmes të cilit vendosi që “Gorenje Elektromotori sh.a” e ka të drejtën e ndërprerjes së njëanshme të kontratës pasi parashtruesi i kërkesës nuk kishte respektuar procedurën e pagesës siç parashikohej në kontratën e lidhur midis tyre.

Gjykata vërejti se parashtruesja e kërkesës ka dorëzuar kërkesë kushtetuese dhe paraprakisht, nuk ka iniciuar procedurë administrative tek gjykatat e rregullta me qëllim të kontestimit të aktgjykimit të Gjykatës Themlore.

Gjykata vërejti se pretendimet e parashtruesit të kërkesës janë të parakohshme dhe se Gjykata-në pajtim me parimin e subsidiaritetit- nuk mund t’i vlerësojë këto pretendime pa qenë paraprakisht të ngritura dhe vlerësuara nga gjykatat e rregullta.

Gjykata po ashtu vërejti se parashtruesja e kërkesës nuk ka bërë çdo gjë që mund të pritej në mënyrë të arsyeshme prej saj në lidhje me shterimin e mjeteve juridike apo se ekzistojnë rrethana të veçanta që e lirojnë parashtruesen e kërkesës nga obligimi për shterimin e të gjitha mjeteve juridike.

Gjykata konkludoi se kërkesa në baza kushtetuese për shkak të mos shterimit të të gjitha mjeteve juridike, duhet të shpallet e papranueshme, në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Shaqir Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri