KO162/18, Parashtrues: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vlerësim i amendamentit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 (tetëdhjetë) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 24 tetor 2018, me shkresën nr. 06/2156/DO-1156
KO162/18, Aktgjykim i miratuar më 19 dhjetor 2018, publikuar më 07.02.2019
Fjalët kyç: Kërkesë institucionale, amendament i propozuar kushtetues, Kapitulli II i Kushtetutës, kërkesë e pranueshme
Më 24 tetor 2018, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenet 113.9 dhe 144.3 të Kushtetutës, i referoi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, një amendament të Kushtetutës, të propozuar nga 80 (tetëdhjetë) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga Gjykata të bëjë vlerësim paraprak nëse amendamenti i propozuar zvogëlon ndonjë nga të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.
Amendamenti i propozuar parasheh që të shtohet një paragraf i ri pas paragrafit 8 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës, respektivisht të shtohet edhe paragrafi 9, si në vijim:
“(9) Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.
Propozuesit e amendamentit pretendojnë se amendamenti i propozuar përcakton standarde të rëndësishme në fushën e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje dhe ka për qëllim mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës, dhe parandalimi, ndjekja penale dhe eliminimi i dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.
Gjykata konstatoi se formulimi i amendamentit të propozuar nuk zvogëlon asnjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës. Për më tepër, ajo vetëm i avancon dhe i zhvillon këto të drejta.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktgjykim
Mosshkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 46 - Mbrojtja e Pronës
Tjetër