Të enjten, më 30 prill 2015, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar në ueb-faqen e saj Aktvendimin në rastin KO22/15, përkitazi me kërkesën e parashtruar nga Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës për rishqyrtim të Aktvendimit për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO155/14, të 13 nëntorit 2014.
Teksti i plotë i Aktvendimit u është komunikuar të gjitha palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në kohën e duhur.
Aktvendimin mund ta lexoni duke klikuar në këtë vegëz:
http://www.gjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/gjk_ko_22_15_aktvendim_shq.pdf