Njoftim për medie

26.04.2015

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për në Ankara të dielën, më 26 prill 2015.

Kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë ftuar për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Vlerësimi i aktgjykimeve në parashtresat individuale – sfidat dhe mjetet juridike”, i cili do të mbahet në kryeqytetin turk, më 27 dhe 28 prill 2015. 

Simpoziumi organizohet me rastin e kremtimit të përvjetorit të 53-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Gjatë vizitës në Ankara, kryetari Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Zühtü Arslan.