Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot është bërë anëtare e Konferencës Botërore të Drejtësisë Kushtetuese.
Anëtarësimi i Gjykatës Kushtetuese në Konferencën Botërore të Drejtësisë Kushtetuese është bërë i mundur pas aktivizimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Komisionin e Venecias.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, është ftuar për të marrë pjesë në Kongresin e 3-të të Konferencës Botërore të Drejtësisë Kushtetuese, që këtë vit mbahet në Seul, të Republikës së Koresë Jugore, ndërmjet datës 28 shtator dhe 1 tetor 2014.