Gjykata Kushtetuese është duke mbajtur seancat e këshillimeve për muajt qershor-korrik 2014.
Me kërkesë të gjyqtarit Kadri Kryeziu, gjyqtari Kryeziu nuk do të marrë pjesë në këshillimet e këtyre seancave të Gjykatës derisa Gjykatës t’i dorëzohet raporti përfundimtar i Komisionit të Gjyqtarëve, i formuar me vendim të Kryetarit të Gjykatës, dhe derisa Gjykata të bëjë të gjeturat dhe të vendoset lidhur me konkluzionet e nxjerra për pretendimet e ngritura ndaj gjyqtarit Kryeziu.
Pritet që Komisioni i Gjyqtarëve të përfundojë raportin e tij dhe Gjykata të nxjerrë vendimin përfundimtar lidhur me pretendimet në të ardhmen e afërt.