Njoftim për medie

12.06.2014

Të premten, më 13 qershor 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe me Fondacionin gjerman “Hanns Seidel”, organizon Konferencën rajonale me temë: “Veçoritë e gjykimit kushtetues dhe dallimi nga juridiksioni i gjykimit të zakonshëm”, e cila do të mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë dhe fillon në orën 10:00.

Në këtë konferencë, krahas gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, do të marrin pjesë edhe homologët e tyre nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë dhe Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, do të udhëheqin me dy sesionet e kësaj konference.