Njoftim për medie

04.06.2014

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari, Prof. dr. Enver Hasani, është nisur për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Republikës së Sllovenisë, Lubjanë, të mërkurën, më 4 qershor 2014.

Gjatë qëndrimit në Lubjanë, kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të takohen me homologët e tyre nga Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë, me në krye kryetarin e kësaj gjykate, z. Miroslav Mozetiç.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Supreme të Sllovenisë, z. Branko Maslesha, si dhe Avokatin e Popullit të këtij vendi, znj. Vlasta Nussdorfer.

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave të ndërsjella në gjyqësinë kushtetuese, si dhe thellimi i mëtejmë i marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave homologe të të dyja vendeve.