Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar se me vendimin e Gjykatës se Qarkut ne Prizren Ac. nr 293/2010, datë 23 mars 2011, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë neni 49 i Kushtetutës ( e drejta në punë dhe zgjedhja e profesionit ) dhe neni 41 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ( shpërblim i drejtë).
Parashtruesi kërkon vlerësim të Kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren Ac.nr 293/ 2010 të datës 23.03.2011, me të cilin kjo gjykatë kishte refuzuar propozimin e përfaqësuesit të parashtruesve të kërkesës drejtuar kësaj Gjykate për përsëritjen e procedurës së përfunduar me Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Suharekë C.nr.423/2004 të datës 23.11.2004, e të ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës rev.nr.31/2007 të datës 14.06.2007.
Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti elemente të arbitraritetit dhe as shkelje të supozuar të drejtave të njeriut sikur që parashtruesit e kërkesës kishin pretenduar.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në perputhje me Rregullin 36 paragrafi 2 pika (c dhe d) të Rregullorës së Punës kërkesa është qartazi e pabazuar.
Hamzi Bylykbashi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile