Njoftim për medie

19.03.2014

Me ftesë të Universitetit të Gracit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për në Grac të Austrisë, i ftuar për të marrë pjesë në Konferencën me temë: “Kosova si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare – Aderimi në organizatat ndërkombëtare”.
 
Në Konferencën e organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Gracit, që do të mbahet më 20 dhe 21 mars 2014, kryetari Hasani do të mbajë ligjëratë në temën: “Efektet strukturore të anëtarësimit në Këshillin e Evropës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”. 

Kryetari Hasani është përzgjedhur të kryesojë edhe me njërën nga seancat e kësaj konference, ku panelistë janë ekspertë me renome ndërkombëtare në lëmin e drejtësisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.