Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot publikoi në ueb-faqen zyrtare të saj Aktgjykimin në rastin KO131/12, që për objekt shqyrtimi kishte vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për shëndetësinë, Nr. 04/L-125, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 13 dhjetor 2012.
Në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese sot është publikuar edhe Aktgjykimi në rastin KO97/12, që për objekt shqyrtimi kishte vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116 të Ligjit për Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, nr. 04/L-093, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 12 prill 2012.
Teksti i plotë i Aktgjykimeve u është komunikuar palëve dhe do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare.