Njoftim për medie

19.03.2013

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të martën, më 19 mars 2013, u nderua me titullin Doctor Honoris Causa, nga Universiteti Kocaeli në Izmit të Turqisë.

Pas ceremonisë së ndarjes së titullit nga rektorja e Universitetit Kocaeli, Prof. dr. Sezer Ş. Komsuoğlu, Kryetari Enver Hasani mbajti një fjalim të rastit para një audience të gjerë me profesorë universitar, akademikë dhe përfaqësues të jetës politike të Turqisë.

Në fjalimin e mbajtur, Kryetari Hasani ndër të tjera tha se ndjehet tejet i nderuar me titullin e akorduar, duke shtuar se këtë e konsideron si nder të veçantë edhe për vetë shkencën, kulturën dhe arsimin e Republikës së Kosovës.

Universiteti Kocaeli është një ndër universitetet shtetërore më me nam të Turqisë, i cili me njësitë akademike dhe qendrat hulumtuese që shtrihen në një sipërfaqe prej 650 000 metra katrorë, është njëherazi edhe ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Reputacioni i madh që ky universitet gëzon jo vetëm në Turqi, ka bërë që çdo vit në Universitetin Kocaeli të studiojnë mbi 60 mijë studentë vendas, së bashku me studentë ndërkombëtar nga 64 shtete të botës.

* Ceremoninë e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa mund ta shikoni në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=845_wkHH6JY