Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të dielën, më 17 mars 2013, do të udhëtojë për vizitë në Turqi, me ftesë të Universitetit Kocaeli në qytetin Izmit.
Gjatë kësaj vizite, të martën, më 19 mars 2013, Kryetari Enver Hasani do të nderohet me titullin Doctor Honoris Causa, nga universiteti prestigjioz Kocaeli.
Kryetari Hasani, gjatë qëndrimit në këtë universitet, do të zhvilloj takime me studiues dhe akademikë të shquar nga lëmi i së Drejtës kushtetuese në Turqi.