Njoftim për medie

06.03.2013

Të enjten, më 7 mars 2013, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet seancë publike dëgjimore, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO131/12, që ka për objekt shqyrtimi vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për shëndetësinë, Nr. 04/L-125,  të miratuar nga Kuvendi i  Kosovës, më 13 dhjetor 2012.

Në këtë seancë publike janë ftuar të marrin pjesë parashtruesit e kërkesës, një grup deputetësh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pala kundërshtare nga Komisioni parlamentar për legjislacion, si dhe palët e interesuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës.

Seanca publike do të fillojë në orën 11:00. Dyert e Gjykatores, për pranimin e qytetarëve dhe të medieve të interesuara, do të hapen në orën 10:30.