Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të hënën, më 21 janar 2013, profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit Anadolu në Turqi: Prof. dr. Bülent Yücel dhe Prof. dr. İlker Gökhan Şen, do të mbajnë një ligjëratë para kandidatëve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës, si dhe mysafirëve të tjerë të ftuar, në temën: “Roli i Gjykatave Kushtetuese në demokracitë e vjetra dhe në demokracitë e reja”.
Kjo ligjëratë organizohet në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të UP-së, ndërkaq pjesëmarrës do të jetë edhe dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit Anadolu, Prof. dr. Ufuk Aydın.
Ligjërata do të mbahet në orën 12:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.