Njoftim për medie

16.10.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, priti sot në takim gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, Mr. sc. Mato Arloviç. 

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Hasani fillimisht e njohu gjyqtarin Arloviç me strukturën dhe me organizimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke bërë më pas një prezantim të shkurtër rreth punës që është bërë në konsolidimin e gjyqësisë kushtetuese në vend.

Ai e vlerësoi bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Kroacisë si të shkëlqyeshëm dhe shprehu gatishmërinë që shkëmbimi i përvojave reciproke të ngrihet në nivel edhe më të lartë në të ardhmen.

Gjyqtari Arloviç u zotua për intensifikimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy gjykatave homologe dhe e vlerësoi si shumë të çmuar rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në ndërtimin e demokracisë dhe në përafrimin e vendin tonë me Bashkimin Evropian.