Njoftim për medie

15.10.2012

Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës sot e vizitoi një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Lituanisë, i përbërë nga gjyqtarët Dainius Zalimas dhe Pranas Kuconis.

Ata u pritën në takim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, i cili i njoftoi mysafirët për së afërmi me aspekte të ndryshme të zhvillimit të gjyqësisë kushtetuese në vend, duke veçuar disa prej vendimeve më me rëndësi të miratuara nga institucioni që ai drejton.

Nga ana e tyre, gjyqtarët Zalimas dhe Kuconis shprehën përkrahjen për anëtarësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Këshillin e Gjykatave Kushtetuese të Evropës dhe e ftuan kryetarin Hasani për një vizitë kthyese në Gjykatën Kushtetuese të Lituanisë.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë po qëndron në vendin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e Vitit të Tretë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.