Njoftim për medie

04.06.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, sot qëndrojë për vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë, me ftesë të Institutit Diplomatik të Ministrisë së Jashtme të këtij vendi.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Kryetari Hasani u takua me drejtorin e Institutit Diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, znj. Tanya Mihaylova, me drejtorin e Institutit Kombëtar të Drejtësisë,  z. Dragomir Yordanov, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë shtetëror.

Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari Hasani mbajti një ligjëratë publike në Institutin Kombëtar të Drejtësisë, me temën: “Roli dhe pozita e Gjykatave Kushtetuese në shoqëri: Rasti i Kosovës”.