Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, priti sot në takim zyrtar Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, z. Orsat Miljenić.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari Hasani e informoi Ministrin Miljenić me punën dhe organizimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Kroacisë.
Nga ana e tij, Ministri Miljenić vlerësoi pozitivisht zhvillimet e deritanishme në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës dhe rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë kroate që të ofrojë ndihmë në thellimin e reformave në sistemin gjyqësor.
Të dyja palët shprehën vullnetin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok në lëmin e drejtësisë.