Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i gjykatës, Prof. dr. Enver Hasani, do të niset nesër për vizitë zyrtare në Turqi.
Kryetari Hasani dhe bashkëpunëtorët e tij, janë të ftuar për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtarë që organizohet me rastin e kremtimit të përvjetorit të 50-të, të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.
Në këtë simpozium, Kryetari Hasani do të mbajë edhe një ligjëratë me temën: “Roli i Gjykatës Kushtetuese në konstitucionalizmin e politikës në Kosovë”.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, delegacionit të gjykatës do t’i rezervohet pritje e veçantë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Haşim Kılıç, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.