Njoftim për medie

17.04.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, priti sot në takim njohës përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Samuel Zhbogar.

Pasi që i uroi mirëseardhje në vendin tonë dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij të re, Kryetari Hasani e njohu mysafirin e lartë evropian me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai e falënderoi  z.Zhbogar për mbështetjen që Bashkimi  Evropian ka ofruar deri më sot për Gjykatën Kushtetuese dhe shfaqi nevojën për ndihmën e mëtutjeshme përballë sfidave me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Nga ana e tij, z.Zhbogar u shpreh i impresionuar me punën e gjertanishme të kësaj gjykate dhe premtoi përkrahjen e BE-së në përpjekjet për konsolidimin e gjyqësisë kushtetuese në Kosovë.