Njoftim për medie

13.04.2012

Të shtunën, më 14 prill 2012, Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do ta vizitojë një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, në krye me kryetarin e kësaj gjykate, Prof. dr. Ernest Petrič.

Delegacioni slloven do të pritet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me fillim nga ora 09:30. Pas takimit, në ora 11:30, do të mbahet një konferencë e përbashkët me gazetarë.