Të premten, më 16 mars 2012, në sallën “Bethoven” të Hotel Emerald, do të mbahet ceremonia solemne e inaugurimit të sistemit për Menaxhimin e të Dhënave të Lëndëve (CDMS), të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Ky sistem është zhvilluar nga instituti East West Management (EWMI), me mbështetje të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të projektit “Nisma për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.
Ceremonia solemne do të fillojë në orën 10:30, ndërkaq me një fjalim rasti të pranishmëve do t’iu drejtohen Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prof. dr. Enver Hasani dhe udhëheqësi i Zyrës së DFID-së në Kosovë, z. Richard Taylor.