Njoftim për medie

11.03.2012

Në bashkëpunim me Agjencinë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), më 12 dhe 13 mars 2012, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të organizoj një seminar pune në Sandaski të Bullgarisë, me temën “Shqyrtimet gjyqësore kushtetuese në Kosovë – Perspektiva gjermane”.

Seminari do të udhëhiqet nga Prof. dr. Lothar Michael, profesor në Universitetin e Dusseldorf-it në Gjermani, ndërkaq mysafirë të ftuar janë znj. Stefka Stoeva dhe z. Rumen Nenkov, gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, si dhe Prof. dr. Xhezair Zaganjori, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.