Të mërkurën, më 28 dhjetor 2011, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të mbajë konferencën vjetore me gazetarë, lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit që po lëmë pas.
Konferenca për shtyp do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Të gjitha mediet janë të mirëseardhura në këtë konferencë, e cila do të përmbyllet me një koktej rasti.