Njoftim për medie

22.12.2011

Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës sot e vizitoi juristi i njohur i Britanisë së Madhe dhe njëherësh kryesuesi i ekipit ligjor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Michael Wood.

Ai u prit në takim nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prof. Dr. Enver Hasani, i cili e njoftoi me zhvillimet e deritanishme, si dhe me sfidat që e presin institucionin që ai udhëheq gjatë vitit në vijim. Kryetari Hasani, shfrytëzoi rastin që të falënderoj edhe personalisht z. Wood për kontributin e dhënë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tij, z. Wood u shpreh i impresionuar me vendimet e miratuara deri sot nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke i uruar Kryetarit Hasani që kjo punë e mirë të vazhdoj edhe në të ardhmen.