Njoftim për medie

19.10.2011

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, të enjten, më 20 tetor 2011, do të pres në vizitë zyrtare zëvendëskryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Portugalisë, z. Gil Galvão, së bashku me zëvendëskryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Mr. Miroslav Mozetič.

Takimi i përbashkët do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me fillim nga ora 16:00.

Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë dhe të Sllovenisë, do të qëndrojnë në Kosovë me rastin e ceremonisë së Vitit të Dytë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.