Të enjten, më 20 tetor 2011, në Sallën e Kongreseve të Hotel Grand, me fillim nga ora 17:00, do të mbahet ceremonia solemne e Vitit të Dytë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë përfaqësues e personalitete të larta shtetërore e ndërkombëtare në Kosovë, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatave Kushtetuese të Portugalisë, Turqisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Ceremonia do të përmbyllet me një koktej rasti për mysafirët e ftuar.