Njoftim për medie

06.04.2011

Me rastin e Ditës së Kushtetutës, 9 prill 2011, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës organizon një vizitë për fëmijët e Kopshtit “SOS” dhe disa nxënës të shkollave fillore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje do të mbahet më 7 prill 2011, me fillim në orën 11:00, në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do t’i mirëpresin vizitorët.
Për informata shtesë lidhur me këtë ngjarje, mos ngurroni të kontaktoni Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të

Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me telefon në 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në [email protected].

Jeni të mirëpritur.