Njoftim për medie

06.04.2011

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, bashkërisht me Programin e GIZ-it për Reforma, do ta organizojë një seminar pune me temën “Përmbledhje e përgjigjeve në pyetjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës drejtuar Prof. Dr. Lothar Michael”.
Prof. Dr. Lothar Michael, profesor i të drejtës kushtetuese dhe ekspert i drejtësisë kushtetuese në Gjermani, do ta mbajë një prezantim për përmbledhjen ligjore lidhur me çështjet kushtetuese; do të paraqesë krahasime ndërmjet të drejtës kushtetuese të Gjermanisë dhe të Kosovës.

Seminari dy ditor do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë më 7 dhe 8 prill 2011.
Për informata shtesë lidhur me këtë seminar pune, kontaktoni Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me telefon në 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në [email protected].