Më 1 prill 2011, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me kërkesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe z. Behgjet Pacolli në emër të Presidencës, për sqarime rreth Aktgjykimit të Gjykatës të datës 30 mars 2011, në rastin KO 29/11 “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011.”
Teksti i plotë i sqarimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjendet në adresën: www. gjk-ks.org