Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ju fton të merrni pjesë në ceremoninë solemne për promovimin e Buletinit të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese 2009-2010 e cila do të mbahet në sallën e konferencave të Grand Hotel Prishtina, më 30 mars 2011, duke filluar në orën 14:00.
Buletini i praktikës Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është hartuar si pjesë e programit “Nisma për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, i zbatuar nga East West Management Institute dhe i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë ceremoni solemne do të marrin pjesë përfaqësues e personalitete të larta shtetërore e ndërkombëtare në Kosovë.
Për informata shtesë lidhur me ceremoninë solemne për promovimin e Buletinit të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese 2009-2010 kontaktoni Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me telefon në 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në [email protected].
Ju mirëpresim.