Njoftim për medie

19.01.2011
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shpallen personalitete të vitit 2010
Me rastin e fundvitit, gazeta “Express” ka shpallur personalitete të vitit 2010 Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani dhe tetë gjyqtarët tjerë të Gjykatës, kurse aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, si ngjarjen më të rëndësishme të vitit në Kosovë.
Në numrin festiv të Vitit të Ri të “Express”-it (30 dhjetor 2010), kësaj zgjedhje i është kushtuar komplet ballina dhe dy faqe tjera të gazetës, ku krahas fotografive të të gjithë gjyqtarëve të Kushtetueses, shkruhet gjerësisht për rëndësinë dhe efektet e vendimeve të nxjerra nga Gjykata Kushtetuese gjatë vitit të kaluar.
Shkrimin e gazetës “Express” për personalitetet e vitit 2010 mund ta gjeni në adresën: www.gazetaexpress.com