Njoftim për medie

27.12.2010
Ju njoftojmë se të martën, më 28 dhjetor 2010, në orën 11:00, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, me rastin e fundvitit do të mbajë një konferencë për medie lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit 2010.
Konferenca do të mbahet në sallën e bibliotekës së Gjykatës Kushtetuese, në rrugën “Perandori Justinian” p.n. në Prishtinë.
Të gjitha mediet janë të mirëseardhura në këtë konferencë dhe në koktejin që do të shtrohet pas përfundimit të saj.